Tragjike në Korçë: Vetëvaret në banesë 20 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qarkun e Korçës ku një 20 vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Orman, dhe e reja është gjetur nga familjarët varur në banesë.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi tragjik, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


Shtuar 24.05.2020 14:00