Hidhet në shinat e trenit i riu shqiptar në Itali, gjen vdekjen e menjëhershme
Pëlqej
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në provincën e Sesto San Giovannit në Itali ku një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen.

28 vjeçari shqiptar, është hedhur në shinat e trenit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Milano today shkruan se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte arrestuar në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë.

Ditën e sotme I riu shqiptar është vetëhedhur në shinat e trenit nga ku është tërhequr për disa metra. Shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme edhe pse shërbimi mjekësor arriti në vendngjarje shumë shpejtë.

Përveç ekipit mjekësor në vendngjarje erdhën edhe forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori