Atentati në Vlorë, ja pamjet e shpërthimit (VIDEO)
Pëlqej
Update- Publikohen pamje të shpërthimit të automjetit në Vlorë, ku mbeti i vrarë Isuf Brahimaj dhe u plagos 19-vjeçarja, Ornela Gjini. Lëndime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit. Në pamjet dallohet momenti i shpërthimit si dhe 19-vjeçarja e plagosur që hidhet nga makina që ishte në flakë. Brahimaj i ka shpëtuar një atentati një vit më parë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:15 të ditës së sotme në lagjen “28 Nëntor”.

11:11- Mjeket e QSUT-se, bejne me dije se gjendja e 19-vjeçares Ornela Gjini e cila mbeti e plagosur gjatë shpërthimit të një automjeti në Vlorë, eshte kritike, pasi djegia eshte ne shkalle te trete.

Sipas tyre, vajza ka thyer njerin krahe, nderkohe qe gjymtyret e poshte i ka te djegura shume.

09:11- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës ku nga shpërthimi i një automjeti në ecje ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas policisë në automjetin tip 'Mitsubishi' me të cilin po udhëtonin dy personat ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, pronar i një hoteli në Radhimë.

Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja në këtë mjet, Ornela Gjini, 19 vjeçe. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili është dërguar po ashtu në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.

Familja Kokaj nuk ka qenë e qetë nga atentatet me eksploziv. Vëllai i 42 -vjeçarit, i ka shpëtuar një atentati rreth një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze. Atentati u shenua me 31 Gusht, 2013, ndersa autor dyshohet se ka qene killer, Julian Sinanaj.

Njoftimi i policise se Vlorës

Rreth ore 07.14 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise Qarku Vlore eshte marre njoftin ne lagjen 28 Nentori ka ndodhur nje shperthim. Menjehere ne vend kane shkuar te gjitha sherbimet e Policise te cilat kane kryer veprimet e para procedurale si dhe sherbimi zjarrfikes. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar automjeti tip Mitsubishi ngjyre e bardhe me targa AA848JX me pronar shtetasin I. K., vjec 42, banues ne fshatin Sherisht ka shperthyer.

Ne momentin e shperthimit brenda ne automjet dyshohet se ndodhej shtetasi I. K., i cili ka gjetur vdekjen e menjehrshme si dhe shtetasja O. M., vjec 19 e cila eshte ne gjendje te rende shendetsore. Nuk ka persona te tjere te lenduar.Menjehere ne lidhje me kete ngjarje eshte ngritur nje grup i posacem hetimor ne perberje te te cilit jane specialistet me te mire Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Tirane, Drejtorine e Policise Qarku Vlore si dhe Prokurore Kunder Krimeve te Renda Tirane dhe Vlore. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori