Tashmë disa persona janë shoqëruar në polici, lidhur me vrasjen e biznesmenit në
Fier dhe më pas hedhjen e tij në nje kosh mbetjesh. Nga kqyrja e kufomës rezulton se
vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të
shkaktuara nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta.
Blutë e Fierit kanë zbardhur detaje të tjera nga vrasja e ish kreut të shoqatës së transportit një ditë më parë. Kufoma e tij është gjetur një ditë më parë, rreth orës 16:00, pasi është njoftuar patrulla e policisë së komisariatit të Policisë
Fier, se në një kosh mbeturinash në rrugën "Mal Nito", në lagjen "8 Shkurti"
Fier, është konstatuar një kufomë e mbështjellë me një çarçaf të bardhë.
“Viktima është identifikuar si shtetasi Noke Likometaj, 82 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti",
Fier”. Policia saktëson se nga kqyrja e jashtme e kufomës rezulton se
vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të
shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë
Fier, për veprën penale "Vrasje me paramendim". /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015,
ora 11:39