Autoritetet Marinës së Brritanisë mendojnë se dy persona që ishin duke udhëtuar
ilegalisht me traget nga porti i Harëich në juglindje drejt portit Hook në Holandë kanë humbur jetën.
Dyshohet se dy personat janë shqiptarë dhe po udhëtonin
ilegalisht në tragetin e linjës Stena Line. 45 minuta pas fillimit të udhëtimit i cili zgjat 7 orë, mendohet se shqiptarët ishin hedhur nga kuverta e tragetit në ujërat e Detit të Veriut.
Policia deklaron se besohet se ata janë shtetas shqiptar. Nga kërkimet që filluan menjëherë në det janë gjetur vetëm xhaketat e tyre prej lëkure dhe asgjë tjetër.
Autoritetet e marinës britanike nuk japin as moshën e as identitetin e dy personave.
Një helikopter i Policisë dhe një tjetër i Kërkim-Shpëtimit si dhe ekipe të Rojës Kufitare kanë kërkuar për disa orë në det për dy shqiptarët, por operacioni është ndërprerë rreth orës 14:00 të mesditës pa sukses. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 17:06