Hidhen kapsolle ndaj policisë
Prej dy orësh opozita e bashkuar është duke protestuar tek Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa brenda sallës mbahet seancë plenare. Forca të shumta policie, rreth 1600 efektivë janë rreth e qart Parlamentit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Të gjitha hyrjet në pedonalen që të çon tek Kuvendi janë bllokuar me kordonë hekuri dhe forva policie, për të siguruar kalimin pa incidente të deputetëve. Kryeministri Rama hyri me eskortë përmes pedonales, ndërsa shumë deputetë e ministra të tjerë, kaluan në këmbë, pa shënuar incidente.

Me bashkimin në protestë të liderit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, nisën fjalimet e ish-deputetëve të opozitës, dhe të mbështetësve të opozitës. Në protestë mbajti fjalë edhe djali i deputetit të vrarë, Azem Hajdari, ndërsa motra e tij deputete, Rudina Hajdari, deri më tani ka dalë kundër vendimit të PD-së, dhe nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, siç bëri opozita e bashkuar, duke ju bashkuar kolegëve, Myslim Murrizi po nga PD, dhe Lefter Koka i LSI, që nuk dogjën mandatin.
Shtuar më 05/03/2019, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori