Hidhërimi i Koshtunicës: MSA është dokument fals
Albeu.com
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, duke e quajtur dokument fals, i cili legalizon shkëputjen e Kosovës.Sipas tij me këtë dokument, Serbia bie dakord për coptimin e territorit të saj.

"Ata që nënshkruan MSA janë plotësisht përgjegjës për atë që nënshkruan në emrin e tyre, e jo në emër të Serbisë", ka thënë Koshtunica për shtypin e Beogradit.

Vëzhguesit thonë se marrëveshja do t'i rritë gjasat e bllokut pro-evropian, të prirë nga presidenti Boris Tadiç në zgjedhjet e 11 majit. Një sondazh që u bë publik sot tregoi se blloku anti-evropian i Koshtunicës dhe Partisë Radikale mund të fitojë shumicën në parlament. (start)
Shtuar më 01/05/2008, ora 01:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori