Hetuesit zbardhin bisedat telefonike mes Bajramit dhe Riformatos
Bisedat telefonike të zhvilluara mes Saimir Bajramit dhe pilotit italian Giorgio Riformatos pritet të hedhin dritë mbi shumë pikëpyetje të mëdha që lidhen me tentativën e Bajramit dhe pilotit italian për të trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria drejt Shtetit fqinj Itali.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar dy telefonat celularë të Saimir Bajramit ku mësohet se prokurorët ka nxjerrë prej andej plot të dhëna të cilat do t’i shërbejnë hetimit dhe zbardhjes së ngjarjes.

Hetuesit janë shprehur për GSH se një prej numrave që i dyshuari nga Kruja, ka kontaktuar ditët e fundit, është një numër italian dhe dyshohet t’i përkasë pilotit Riformato, çka vërteton sipas tyre, se këta dy të dyshuar kanë patur komunikim me njeri-tjetrin.

Pak ditë më parë prokurori vendosi arrest me burg për dy të arrestuarit edhe pse piloti italian nuk pranoi se kishte të bënte me trafikun e droges duke mohuar edhe njohjen me Bajramin. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2014, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori