PDIU braktis Edi Ramën
Hetohet për trafik droge e korrupsion, ku është Saimir Tahiri?
Pëlqej
Ish-ministri i Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri u largua në Gjermani, udhëtim për të cilin avokati i tij nuk kishte dijeni.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur kërkoi autorizim për arrestimin e ish-ministrit, i druhej një largimi të mundshëm.

Kuvendi mori vendim për të lejuar kontrollin personal dhe të banesës për deputetin, por pa e shoqëruar këtë me kërkesën për bllokim pasaporte.

Pas ndryshimeve ligjore për kufizimin e imunitetit të deputetëve, masa e sigurisë “ndalim largimi jashtë vendit”, pra bllokimi i pasaportës nuk ka nevojë për autorizim nga Parlamenti.

Por prokuroria nuk ia kërkoi këtë gjykatës.

Pse? Parlamenti nuk e autorizoi arrestimin, por as Prokuroria nuk ia bllokoi pasaportën.

Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri? /TCH/
Shtuar më 18/11/2017, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori