Hetohet nga Prokuroria për dekriminalizimin, reagon kryebashkiaku Peçi
Pas publikimit të listës të deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë të cilët po hetohen në kuadër të dekriminalizimit, kanë ardhur dhe reagimet e disa deputetëve të cilët kanë kundërshtuar ashpër përfshirjen e tyre në afera kriminale.

Sot ka reaguar edhe kreu i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, emri i të cilit gjendet në këtë listë duke shkruar se nuk ka asnjë arsye për të qënë në listë pasi sipas tij ka pasur vetëm një gjobvë makine 150 mijë lekë.

Tërmet Peçi: Prokuroria të bëjë detyrën, nuk kam qenë i dënuar Dekriminalizim. Kam pasur vetëm një gjobë makine 150 mijë lekë.

Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Top Channel e verifkoi listën e Prokurorisë së Përgjithshme nga burime zyrtare dhe rezultoi se 6 prej tyre janë deputetë dhe 3 kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit.

Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi janë deputetët që Top Channel konfirmoi se po verifikohen nga prokuroria.

Të gjithë këta zyrtarë, përveç Mhill Fufit dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, janë të mazhorancës. Por ndërkohë edhe Mhill Fufi është i përjashtuar nga grupi i PD, pas votës së tij për një nga shtatë ligjet e drejtësisë dhe nga selia blu llogaritet si votues i maxhorancës./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori