Pas arratisjes se biznesmenit
Hajri Elezaj, Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet në
lidhje me mënyrën se si e përfitoi biznesmeni
arrestin në shtëpi me pretendimin e gjendjes së rëndë shëndetësore.
Ditën që
gjykata vendosi
arrestin me burg për Elezajn ky iu drejtua për ndihmë emergjente Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Kjo diagnozë do të verifikohet me anë të eksperteve mjeko-ligjore, të cilët dolën në një përfundim se shëndeti i tij rrezikohet dhe se ai nuk mund të qëndrojë në kushtet e burgut.
Prokuroria do të vazhdojë të hetojë edhe në
lidhje me vendodhjen e
Hajri Elezaj, për të cilin është shtuar edhe akuza e thyerjes sëurdhërit të dhënë nga
Gjykata e Tiranës për
arrestin shtëpiak.
Elezaj nuk ju bind as këtij vendimi pavarësisht se mori një masë sigurië te ulët. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2011,
ora 18:21