Hetimi për BSH drejt fundit, kërkohet destinacioni i parave
Pëlqej
Hetimi për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë do të përfundojë së shpejti nderkohë që Prokuroria është duke kërkuar bashkëpunëtorët e tjerë dhe destinacionin e parave që janë marrë nga Banka.

Kështu tha sot për mediat, kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha i cili shprehu vendosmërinë për ti shkuar deri në fund këtij hetimi. Pyetjes së gazetareve nëse do të thirrej në Prokurori, Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, Fusha theksoi se në Prokurori do të thirren të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen.

prokurori janë thirrur për të dhënë dëshmi, si persona që kanë dijeni, ish-Inspektorja e BSH-së Teuta Baleta dhe dy anëtaret e Këshillit aktual, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori