Hetimi ndaj pasurisë, shpërthen Doshi: Të korruptuar, mua më bie “llotaria” çdo vit
Vendimi për të kontrolluar pasurine e deputetit Tom Doshi ka ngjallur debate të forta në Komisionin e Ligjeve.

Gjatë diskutimit të ligjit për deklarimin e pasurisë, Doshi hodhi akuza se ILDKP është “institucioni më i korruptuar në vend”.

Përfaqësuesi i ILDKP tha se “Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori”.

DEBATET

Doshi: ILDKP është institucioni më i korruptuar në vend. Kryetari i tij, njeriu më i korruptuar që ekziston.

Doshi: Jeni mashtrues që nga i pari te i fundit. Mos me tregojë fytyra e tij që jam në hetim.

ILKDP: Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori.

Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë të diskutoni këto çështje.

Doshi: Rri aty Vasilika se atë e di unë.

Doshi: Mua çdo vit më bie shorti për t’u kontrolluar. Kjo tregon se Ganaj është njeriu më i korruptuar./albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori