Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, Kim: Është ende një zyrtar non grata
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vendimit lidhur me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla qw u shpall i pandehur nga gjykata e posacme si dhe pwr heqjen e sekuestros sw pasurisw.

Kim kujton se Llalla është ende një zyrtar që Departamenti i Shtetit Amerikan e ka shpallur non grata, duke mos e lejuar të hyjë në SHBA.

Në shkurt të vitit 2018, DASH publikoi vendimin që Llalla të ishte person non grata, si një nga zyrtarët e korruptuar. Vendimi i DASH i publikuar në faqen zyrtare i shpallte të padëshirueshëm edhe pjesëtarë të familjes së ish-kryeprokurorit.

Vendimi është publikuar në faqen e DASH dhe aty theksohet që Llalla, bashkëshortja e tij dhe fëmijët nuk mund të shkelin në territorin amerikan.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka vendosur masën e ndalimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane”, thuhet në vendim.

Shtuar më 20/11/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori