Hetimi i Imamit, hidhet poshtë kërkesa e PS
Konferenca e Kryetareve në mbledhjen e ditës së hënë ka rrezuar kerkesen e Grupit te PS-se per ngritjen e Komisionit Hetimor per Ministrin e Mbrojtjes.


Konferenca, sipas njoftimit te Kuvendit shqyrtoi kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e një komisioni hetimor” Për kontrollin e zbatimit të ligjit në veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të saj për periudhën Janar 2010 –Tetor 2012”dhe Programin e punës për periudhën 5 Nëntor- 27 Dhjetor 2012, si dhe Kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 Nëntor -22 Nëntor.



“Lidhur me kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor, Kryetarja e Kuvendit ftoi Grupin parlamentar të PS-së ta rishohë atë, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese”- thuhet ne njoftim. /albeu.com/

Shtuar më 29/10/2012, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori