"Hetimi i dosjeve me ndjeshmëri të lartë", çfarë diskutoi Marku me kreun Antimafias
Prokurorja i Përgjithshëm Arta Marku priti në takim Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho.

Marku theksoi ndërkaq gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri.

Kryeprokurorja theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët.

Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë.

"Italisë i janë dashur dhjetëravjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze "Ndragheta", tha De Raho

Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë më shpejt duke marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkohore të hetimit. /albeu.com/


Shtuar më 26/02/2018, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori