Berisha pas referendumit për shkarkimin e Bashës: 44 mijë demokratë vendosën, ky është ndëshkim i merituar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu dhe ka mbajtur në fjalim në lidhje me referendumin për shkarkimin e Bashës.

Berisha tha se sot votuan 44 mijë demokratë të cilët votuan për shkarkimin e Bashës.

“Përshëndetje të përzemërt ju që jeni këtu dhe mbarë demokratëve të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor, në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia e një force politike të Shqipërisë, por mund edhe më gjerë. Ndaj dhe unë dua të përulem me ndërtimin më të madh para rreth 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plediksitare.

Brava ik nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar që detyrën e kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe shfrytëzon PD si ponëë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Ju e shihni që ky revolucion që nuk force në botë që ndal. Jeni dëshmitar të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit. Paraqitjen me orë të tëra televizive të pengamarrët në ndihmë të pengut të tij etj etj. Por asgjë nuk mund të ndalojë njerëzit e lirë në rritjen e tyre për të ardhmen e forcës politike dhe të ardhmes shqiptare”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 18.12.2021 21:02