Digjen dy makina të parkuara në Vlorë

Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në Vlorë mbrëmjen e sotme, ndërsa mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen Karabash dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Automjetet, një fugon me targa greke dhe një Benz, kanë qenë në parkuar në momentin që kanë shpërthyer në flakë.

Nuk dihet ende se cilët janë pronarët e automjeteve, teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprakMë datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 7.04.2022 22:25