Hetime edhe per ministra dhe ish-ministra ne Kosove
Albeu.com
Policë të EULEX-it, mund të shihen pas pak kohe edhe ne dyert e ministrive tjera të qeverisë. Burim të Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, bëjnë të ditur se EULEX-i do të hetojë edhe gjashtë ministra ose ish-ministra, nga dy prej tri ...... partive kryesore të vendit, PDK, LDK dhe AAK, për keqpërdorime që janë bërë në periudha të ndryshme.
Tenderët e shkollave në dy vjetët e fundit do të dërgojnë hetuesit në Ministrinë e Arsimit.
Arsyet pse EULEX- do të mësyjnë dyert e asaj të Shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaci.
Nuk do të kursehet as ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Çështjet që kanë të bëjnë me naftën, cilësinë e saj dhe licencat e shitjes, do të jenë interes i investiguesve. Në të do të hetohet edhe për kohën e qeverisjes nga koalicioni AAK-LDK por edhe nga ky i tashmi, PDK-LDK.
Auditivi i buxhetit do të jetë arsyeja pse do të ekzaminohet ministria e ambientit, për periudhën kur në pushtet ishte koalicioni LDK-AAK.
As ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk do të anashkalohet, ndonëse fokusi i hetimeve këtu është jashtë fushës që mbulon ky dikaster.
Klan Kosova merr vesh se EULEX-i ka vënë nën llupë edhe një ish-ministër serb që pati qëndruar në qeveri para pesë-gjashtë vjetësh, ndërsa nuk dihet si do të procedohet me hetimet ndaj tre personave nga veriu i Kosovës.
Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes-Van-Vreesëijk ka thënë ditë më parë se EULEX-i nuk do të kufizojë hetimet për korrupsion vetëm në Ministrinë e Transportit.
Ai ka bërë me dije se cak i hetimeve nuk janë vetëm ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja. (telegrafi)
Shtuar më 11/05/2010, ora 11:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori