Hetim epidemiologjik për qumështin me aflatoksinë
Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero njoftoi sot se ekspertët e kësaj ministrie po angazhohen për të qartësuar cështjen e qumështit me aflatoksinë, e cila është gjetur në doza të vogla në këtë produkt.

"Me urdhër të ministrit do të kontrollohet qumështi në çerdhe dhe kopshte. Do të cojmë mostrat në Itali për të matur nivelin e aflatoksinës në qumësht dhe do të hetojmë efektin epidemiologjik që ka dhënë ky qumësht tek popullata", u shpreh Pipero në një konferencë për media.


Sipas Peperos, qumështi me nivel të lartë aflatoksine do të hiqet nga tregu. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori