"Hesapet e droges", ja si u rrëmbye Lamaj me “BMW” në mes të Sarandës
Nisi mbrëmjen e 17 qershorit 2015, kur Ridvan Lamaj teksa po pinte një kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMW X5”.

Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, shkruan Panorama.

I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet. I pandehuri i arrestuar, por edhe tjetri në mungesë, përmes avokatit, pretenduan pafajësi gjatë gjykimit në të dyja shkallët. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori