Sulmoi Mirush Kabashin, Hervin Çuli bën viktimën në Facebook
Pëlqej
Statusi i djeshëm i drejtorit të teatrit Hervin Çuli kundër aktorit të madh Mirush Kabashit, shkaktoi zhurmë të madhe mediatike.

Ashtu siç pritej, të shumtë ishin përkrahësit e Kabashit, i cili pavarësisht se u quajt mashtrues ordines, genjështar, memec, nuk ka reaguar ende.

Të shumta janë komentet negative e ofenduese ndaj drejtori të Teatrit, i cili pa kaluar 24 orë ka bërë një tjetër status.

"O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë. Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai"- shkruan Çili në Facebook.

Postimi i plotë

Miq! Sot në faqen time në Facebook, por dhe në disa portale dhe ndonjë status prej karagjozi për përhershëm, jam sharë e kërcënuar nga një lukuni banaliteti.

Nuk kam parë një urrejtje të këtij lloj përveçse në një kulturë tashmë e përcaktuar talebanizmi politik. Bëra një status ironik për një djalë që foli dhe shau në protestë teatrin, shau me mllef dhe pa asnjë argument, siç ndodh rëndom sot.

Kaq! Pas kësaj nuk ka fjalë që përmban arsenali i vulgut të rrugës që nuk jam sharë e kërcënuar familjarisht. Pastaj turma shpiku gjoja një kontraditë timen me aktorin Robert Ndrenika, që pasi bën like statusit tim, më ngacmon me një batutë dhe unë ia kthej siç ngacmohemi gjithmonë.

O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë. Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai.

Si ka mundësi që e mbollëm farën e urrejtjes deri në masakës, o zot, ku jetojmë! O zot me kë bashkëjetojmë! /albeu.com/



Shtuar më 14/06/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori