“Heronjte e Heshtur” të Renea-s, djemtë e rënë në krye të detyrës (FOTO LAJM)
Eshte cilesuar si reparti elite i policies se shtetit, por edhe ky repart ka dëshmorët e tij të rënë në krye te detyres. Në përberje të tij janë oficere te mirepërgatitur, jane ata qe quhen “djemte e reneas” dhe hyjne ne operacione qe cilesohen me shkallë të lartë vështiresie.

Dikur forcat më të specializuara të policisë së asaj kohe në emrin Batalioni 326, do të ndryshon emrin e tyre në vitin 1991 dhe do te quheshin Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur.

Por para se të merrnin përsipër këtë emer në vitin 1991 ky repart do të shënonte viktimen e parë në rradhët e tij Lulzim Sulollari. Oficeri I këtij reparti do të vritej gjatë rremujave të ndryshimt të sistemit duke shënuar keshtu emrin e parë ne listën e të rënëve të këtij reparti që më pas do të merrte emrin RENEA. Por edhe nën këtë emër ky repart do të humbte ne vitin 1993 në Mushan të Shkodres oficerin me të mirë 22 vjecarin Arben Ujka, I cili u qëllua për vdekje gjatë një operacioni për arrestimin e nje te kerkuari.

Por ky repart elit I policisë së shtetit do të shënonet edhe nje tjeter viktim në vitin 1998. Humb jeten ne krye te detyres oficeri I repartit RENEA 29-vjecarin Elham Elezi. Por repati I cili është vleersuar gjithmonë për atë që quhen djemte e Renea-s, këtë herë shënon fatkeqsisht edhe një tjetër të vrarë në këre te deyrës.

Me 24 qershor gjatë një operacioni në Lazarat është vrarë me snajper duke marrë një plumb në kokë oficeri Ibrahim Basha.
Shtuar më 05/02/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori