Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborat i përpunimit të drogave të rënda, ka folur daja i njërit prej tyre.
I pyetur nga gazetarët daja i
Xhavit Shutit, ka thënë se nuk di asgjë për drogën.
“Nuk di fare me çfarë merren nipërit e mi, unë erdha të takoj motrën,” ka thënë ai , raporton BalkanWeb.
Të arrestuarit janë
Flamur Bisho Çela,
Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.
Burime bëjnë me dije se i arrestuari
Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek zjarrfikëset në Shkodër.
Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.
Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Shtuar më 20/10/2018,
ora 11:57