"Heroi" i shqiptarëve që rrëzoi mitin e "të paprekshmit"
Pëlqej
Prokurori i Tiranës i cili firmosi urdhrin për arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani është trajtuar sot nga mediat si "heroi i shqiptarëve" që rrëzoi mitin e "të paprekshmit".

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Ramadan Troci, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Aktualisht ai punon në njësinë Task Forcë të Antikorrupsionit në Prokurorinë e Tiranës. Më herët Troci ka punuar si prokuror i sektorit të vrasjeve në linjën nr. 1 të Prokurorisë së Tiranës. Në këtë Prokurori, Troci punon që prej prillit të vitit 2012, ndërsa më herët ka qenë prokuror në Bulqizë. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori