Reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në Fushë-Krujë dhe
Shkodër.
Shkrirja e dëborës dhe reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shtuar nivelin e lumejvë duke dalë nga shtrati dhe
përmbytur për herë të tretë banorët e Fushë-krujës.
Fushë-Krujë:
Dalja nga shtrati i lumti Ishëm në Fushë Krujë gjatë ditës së djeshme ka sjellë përmbytje të shumta.
Në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç janë
përmbytur më shumë se 50 hektarë tokë bujqësore.
Disa banesa në Murqinë ndodhen të rrethuara nga uji.
Kjo shënon përmbytjen e tretë brenda 4 muajve për fshatin Murqinë dhe disa zonë në Fushë Krujë.
Shkodër
Mësohet se në njësinë administrative Dajç, niveli i ujit ka shkuar 20 cm si dhe rrugët dytësore në fshatin Obot janë tashmë të bllokuara.
Ndërkohë që më herët, pas kërkesës së Kryetares së Bashkisë
Shkodër, Voltana Ademi, për të shpallur gjendjen e emergjencës në zonën e Anës së Malit, ku janë
përmbytur 900 ha tokë bujqësore, prefekti i Qarkut
Shkodër, Çesk Millja ka mbledhur në orët e darkës Shtabin e Emergjencave .
Sipas prefektit, për momentin nuk ka një situatë për të shpallur emergjencë civile, pasi gjendja është nën kontroll. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 08:14