Heqja e vizave, udhëzim të ri për pikat kufitare
Pëlqej
Aeroporti i Rinasit
Brenda pak ditëve, Ministria e Brendshme do të shpërndajë një udhëzim të ri në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë, pas liberalizimit të vizave. Urdhri i ri i firmosur nga Lulzim Basha, parashikon shtimin e personelit në pikat kufitare në të gjithë vendin dhe veçanërisht në aeroportin e Rinasit, ku pritet të ketë edhe fluks të madh udhëtarësh.

Megjithëse plani nuk është bërë ende publik në mënyrë specifike, ai është krijuar duke marrë parasysh edhe situatat e ngjashme të vendeve fqinje. Fillimisht urdhri i ri do të dërgohet në aeroportin e Rinasit, e më pas në pikat tjerat kufitare.
Shtuar më 08/11/2010, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori