Heqja e vizave per Shqiperine, jo kete vere
Albeu.com
Sot perfundoi vezhgimi ne terren i eksperteve te Bashkimit Europian per procesin e e liberalizimit te vizave me Shqiperine. Por, edhe nese vleresimi do te ishte pozitiv, heqja e regjimit te vizave Schengen nuk mund te behet deri ne fund te vitit.Kete perfundim nxjerr Iniciativa e Stabilitetit Europian, qe studion zbatimin e politikave te BE-se.

Ne nje leter derguar Komisionit, Parlamentit dhe 27 vendeve anetare, ky institut tregon se ndryshe nga cfare eshte premtuar, axhenda e Komisionit nuk parashikon fare mundesine qe shqiptaret dhe boshnjaket te udhetojne pa viza perpara pushimeve te veres.

Madje, Komisioni akuzohet se po perdor standarte te dyfishta ne vendet e rajonit per te ashtuquajturat "ceshtje urgjente", sic u konsiderua liberalizimi i vizave.

Ne leter analizohet se vonesa per heqjen e regjimit te vizave nuk ka te beje me ndonje arsye te forte, por me mungese te vullnetit politik nga ana e BE-se.

Per kete permendet fakti se Komisioni nuk priti perfundimin e misioneve te eksperteve per te deklaruar se nuk mund te bente propozim perpara mesit te prillit.

Kjo, sipas institutit, pasohet me shtyrje te afateve kohore ne vendimmarrjen e BE-se. Mbledhja e fundit e ministrave te Brendshem europiane per presidencen spanjolle eshte parashikuar ne datat 3-4 qershor.

Per Iniciativen e Stabilitetit Europian, 7 jave jane te pamjaftueshme per komisionin qe te perpiloje propozimin dhe qe Parlamenti ta miratoje sipas procedures se bashkevendimmarrjes.

Cfare tregon se deri ne qershor, keshilli i ministrave te Brendshem nuk do te marre vendim per liberalizimin e vizave me Shqiperine e Bosnjen.

Keshilli i pare i presidences pasardhese belge parashikohet ne 7 tetor. Ne skenarin me te mire, analizohet se heqja e vizave mund te hyje ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare, pra, nje vit pas deklarates politike te Keshillit dhe Komisionit, se heqja e regjimit te vizave do te shqyrtohej "sa me shpejt te ishte e mundur".

Iniciativa e Stabilitetit Europian kerkon nga vendet anetare qe, "thashethemet e korridoreve te Brukselit te mos influencojne vendimin per t'u dhene te drejten qytetareve shqiptare e boshnjake per te levizur lirshem ne Europe. Situata e brendshme politike ne Shqiperi, apo data e zgjedhjeve ne Bosnje, nuk duhet te perdoren si justifikim per trajtimin e ceshtjes se liberalizimit te vizave me keto dy vende".

Dy drejtuesit e institutit, ne fund te letres se tyre keshillojne Unionin qe, "te mos perhape ne Ballkan pershtypjen qe ca vende te rajonit jane me te favorizuara se te tjerat".

Grupi i pare i eksperteve te BE-se vizitoi Tiranen ne dhjetor per te verifikuar zbatimin e bllokut te pare te udherrefyesit, sigurine e dokumenteve dhe pasaportat biometrike.

Me pas u ekzaminua kontrolli i kufijve e menaxhimi i emigracionit, dhe se fundmi ekspertet europiane vleresuan rendin publik dhe ceshtjet e sigurise ne Shqiperi. (tch)
Shtuar më 27/02/2010, ora 05:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori