Heqja e vizave, pasqyrohet nga mediat e huaja
Pëlqej
Financial Times
Vendimi i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovinën është raportuar në mediat kryesore të huaja. “Wall Street Journal”, “Finantial Times”, “Daily Times” e të tjerë kanë shkruar për marrjen e vendimit për heqjen e regjimit të vizave për dy vendet.

Prestigjiozja “The New York Times” i kushton sot një vend të rëndësishëm vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. “Bashkimi Evropian vendosi dje për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit nga Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, të cilët janë të pajisur me një pasaportë biometrike me fotografi të regjistruar përmes një teknologji dixhitale”, shkruan gazeta në faqen e saj të internetit. Amerikane në faqen e saj të internetit.

Kjo lëvizje e bllokut evropian ka synim inkurajimin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit, por blloku njoftoi gjithashtu se kjo heqje e sistemit të vizave do të shfuqizohet nëse abuzohet me rregullat e kontrolleve kufitare dhe masave të sigurisë me pasaportat, ndërkohë që ndjenjat antiemigracion po shtohen ndjeshëm në Evropë dhe politikat për dhënien e azilit janë forcuar ndjeshëm si pasojë e një shtimi të dukshëm të fluksit të refugjatëve, shkruan “The New York Times”.

Për vendimin e ministrave ka shkruar edhe “Emortal” , “Focus News” etj.
Shtuar më 09/11/2010, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori