Heqja e vizave, Krasniqi uron Topin
Pëlqej
Jakup Krasniqi
Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, uroi presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dhe popullin e Republikës së Shqipërisë, me rastin e miratimit të vendimit për heqjen e regjimit të vizave nga vendet e Bashkimit Evropian.

Duke përshëndetur miratimin e vendimit me unanimitet nga të gjithë ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Krasniqi shpreh bindjen e thellë në suksesin e Republikës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Po kështu, Krasniqi e siguron Presidentin Topi se Republika e Kosovës do të angazhohet edhe më shumë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.
Shtuar më 08/11/2010, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori