Heqja e vizave, kartolinë e bukur fundviti për shqiptarët
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
“Sot qeveritë e vendeve të BE morën vendimin përfundimtar që qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në hapësirën evropiane”. Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha sipas të cilit ky vendim shndërroi në realitet ëndrrën e të rinjve e të qytetarëve shqiptarë, shënon arritjen më të madhë për lirinë dhe dinjitetin e tyre që pas rënies së perdes së hekurt.

“Dua të theksoj se ky është mesazhi më miqësor që kombet e Evropës dhe qeveritë e tyre ju dërgojnë shqiptarëve në 98 vjetorin e pavarësisë së tyre. Ne do të kremtojmë pavarësinë me dinjitet më të madh se kurrë. Ky vendim është urimi më i përzemërt që kombet e evropës ju dërgojnë qytetarëve në 20 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit në Tiranë”, theksoi Berisha. Ai shtoi se vendimi është kartolina më e bukur e jetës që qytetarët shqiptarë marrin për festat e fundvitit. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori