Heqja e ndihmës ekonomike, miratohet mocioni për debat me Ramën
Pëlqej
Ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve u miratua kërkesa e Partisë Demokratike për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.

Ky mocion bëhet me kërkesën e opozitës për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve të varfra në të gjithë vendin.

Mësohet se mocioni me debat të zhvillohet në datën 15 mars.

Kjo datë është vendosur pasi kryeministri Rama nuk do të jetë në dy seancat e radhës sipas Gramoz Ruçit për shkak të axhendës politike. /albeu.com/

Shtuar më 22/02/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori