Heqja e memorialit, PDIU: Serbia nuk heq dorë nga doktrina millosheviçiane
Partia Drejtësi, Integrim dhe Untetet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj kanë dënuar ashpër heqjen e memorialit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës. Përmes një deklaratë për shtyp, PDIU shprehet se me këtë akt Serbia tregoi dhe një herë që nuk ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”, e cila në themel të saj ka dhunimin e shqiptarëve.



“Të friksuar nga reagimi i paralajmëruar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës por edhe më gjerë, Beogradi dërgoi me qindra forca xhandarmërie, vetëm e vetëm për të hequr një memorial” thuhet në deklaratën e PDIU-së e cila i ka bërë thirrje thirrje autoriteteve shqiptare që të reagojnë dhe t’i kërkojnë llogari ambasadorit të Serbisë në Tiranë lidhur me këtë veprimi fyes ndaj atyre ushtarëve që dhanë jetën për liri.


“Është e detyrim kushtetues i Shqipërisë për t’u kujdesur për shqiptarët kudo që ndodhen. Edhe një herë PDIU dhe KPR i bëjnë thirrje Serbisë të shkëputet nga fantazma e Millosheviçit dhe të heqin dorë nga sulmet dhe provokimet ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” thuhet më tej në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori