Heqja e mandatit të Kajmakut, reagon Basha
Pas vendimit të shkarkimit të Agim Kajmakut, ka reaguar dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Agim Kajmaku është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai, është poshtërim për PS-në që nuk nxjerr dot një kandidat jo të lidhur me krimin. Është poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë po në vendin e tyre udhëhiqen nga kriminelët.

Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për ti dhënë pushtetin krimit. Duhet ti japim fund kësaj përmes zgjedhjeve të parakohshme për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij të shkurtër për gazetarët.

Lidhur me këtë, ka raguar dhe ish-deputeti i PD-së Genc Pollo ka reaguar menjëherë pas shkarkimit nga KQZ të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku pasi nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi për falsifikim kartëmonedhash.

“Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun. Madje as sot kur u detyruan deri t’a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën.”, shkruan Pollo.

Njoftimi i plotë:

“Hap pozitiv si dhe fund i paralajmëruar. Por lajmi nuk është shkarkimi i Kajmakut. Lajmi është se deri tashti as Rama e askush nga taborri rilindist nuk tha një gjysëm llafi distancimi, ndjese, dënimi apo marrje përgjegjësie për Kajmakun.

As deri ditën kur PD i nxori letrat Kajmakut dhe rilindistët mud të pretendonin se “sdinim gjo”. Por as të hënën kur dolen sheshit letrat e Interpolit e Porkurorisë nuk folën. Madje deri sot kur u detyruan deri t’a shkarkonin me dorën e tyre në KQZ stoikisht heshtën.

Dhe kjo heshtje, që nuk është gjë tjetër veçse përkrahje pa zë dhe qartë për kajmakët e shumtë, bie ku e ku më e rëndë se qyqari që donte të blinte fidane me dhrahmi fallco 20 vjet më parë. Në Italinë e jugut kjo njihej si omert; dhe ishte mjeti kryesor i mafies për të dominuar shoqërinë.

Në Siçili ushtrohej nga bosët lokalë. Në Shqipërinë 2019 nga shefi i qeverisë. Prandaj të mbledhim mendtë se heqja e kajmakut cipa cipa është një gjë dhe çlirimi nga koka e mafies një tjetër gjë.”, shkruan Pollo


Shtuar më 01/11/2019, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori