Heqja e mandatit, Rroshi e dërgon në Kushtetuese
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka kundërshtuar heqjen e mandatit të tij nga KQZ. Me anë të avokatit të tij, Theodhori Sollaku, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ për heqjen e mandatit, duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Mandati i Elvis Rroshit si kryebashkiak i Kavajës u hoq nga KQZ pasi e kapte ligji i Dekriminalizimit.

"Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë.

Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare.

Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese", ka thene avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku. /albeu.com/



Shtuar më 09/01/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori