Heqja e lapidarit, AK: Berisha, bëhu burrë dhe reago për Preshevën
Aleanca Kuq e Zi e ka dënuar aktin e xhandarmerisë serbe, për heqjen e lapidarit të dëshmoreve të UÇPMB-së në Preshevë. Përmes një deklarate AK shprehet se ky akt mbështetet mbi politikat provokuese dhe raciste të Millosheviçit.

Aleanca Kuq e Zi e dënon ashpër aktin e policisë serbe dhe i bën apel institucioneve ndërkombëtare të reagojnë ndaj Serbisë”.

AK i bëri thirrje qeverise shqiptare dhe asaj të Kosoves të mos qëndrojnë të heshtur por të reagojnë me forcën e diplomacisë kundër aktit të Serbisë.


“Të flasësh për Shqipërinë etnike nga Presheva në Prevezë si beri shtetasi Berisha duhet të ketë një plan veprimi. Tani hesht Sali Berisha ose behu burrë dhe reago si duhet për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, thuhet ne deklaratën e AK-së. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2013, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori