EPIKE! Shkodrani i fiksuar keq me Sali Berishën: Kam qa si fëmijë kur ike, unë vras për ty! (VIDEO)

Shkodra ishte “foltorja” e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku vazhduan të njëjtat akuza ndaj Bashës dhe premtimet për t’u rikthyer në PD.

Një nga mbështetësit më të flaktë të ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar publikisht se është i aftë edhe të vritet për të.

I pranishëm në takimin që po mbahet në Shkodër, burri mori mikrofonin dhe tha se kishte qarë kur kishte marrë vesh që Berisha kishte hequr dorë nga posti i kryetarit të PD-së.

FJALA E QYTETARIT SHKODRAN:

Zoti Berisha unë jam këtu për t’ju thëmë se kam qa si fmi kur kam marrë vesh  se ike.

Kam qysh tetë vjet që kam flamurin e PD-së. mblidh Kuvendin Kombëtar edhe ta provojë Basha a qëndron dot në seli të PD-së. Po të bëj be në fëmijët se vritem për ty.

Më ka ardhur tri herë mikrobusi në shtëpi hde kam ba 30 ditë burg. Jam ai që ke nxjerrë në status në Facebook, poshtë Edi Rama dhe Rama Ik.

Kam bërë 30 ditë burg në ShënKoll, e ka emrin e keq ai, auhet shën dreq. /albeu.com/