Henri Çili shuan heshtjen: Pse u largua Alfred Lela si drejtor i "Mapo"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Botuesi i mediave Mapo, Henri Çili, ka përcjellë një reagim menjëherë pas largimit të drejtorit Alfred Lela nga mediat e tij. Në reagimin për Mapo.al, Çili e falenderon Lelën për punën e tij dhe sqaron opsionet e bashkëpunimit në të ardhmen.

Çili komentoi po ashtu edhe diskutimet për linjën editoriale të mediave Mapo.

"Formulimi dhe shpallja e linjës editoriale të mediave MAPO ka qenë një proces i hapur, profesional dhe i shpallur publikisht nga unë si botues, në numrin e parë të çdo viti të gazetes apo për çështje kruçiale, si zgjedhjet, reforma në drejtësi apo reformizmi në tërësi, përmes editorialeve të posaçme.

Profesioni i djeshëm i gazetarit ma jepte këtë luks drejtpërdrejt edhe pse me kosto shpesh. Me përfundimin e kontratës që kishim me
drejtorin Alfred Lela është rasti të vë në dukje se patëm një
bashkëpunim të shkëlqyer, duke i shtuar kësaj përbashkësinë e
shumicës së ideve, koncepteve mbi zhvillimet e shoqërisë shqiptare në çdo plan, pavarësisht diferencave për zhvillimet korrente apo pozicionimin aktual të aktorëve politikë në Shqipërinë e momentit.

Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i përfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit. Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”.
Shtuar më 12/01/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".