Henri Çili-Mirela Rukos: Je studente e dobët, pse nuk punon?
Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, studentja që i hodhi salcë nga koka ministres së Arsimit Lindita Nikolli, Mirela Ruko është shprehur se ky sulm ishte planifikuar prej kohësh.

“E kemi organizuar, e kemi pritur dhe ky ka qenë një aksion i mirë organizuar. Bashkë me mua kanë qenë edhe persona të tjerë, studentë të cilët kanë qenë të gatshëm të bënin të njëjtin akt”, është shprehur Mirela Ruko.

Më tej ajo ka rrëfyer edhe problemin e saj lidhur me tarifën për master.

“Unë jam në vitin e dytë për master, por nuk kam paguar këstin e dytë të masterit dhe për këtë arsye nuk më lejohet që të hyj në provime dhe të jap temën e diplomës”, ka thën Ruko.

Pas deklaratave të Mirelës ka ndërhyrë Henri Çili i cili është po ashtu i ftuar në panelin e emisionit Opinion duke i bërë Rukos një pyetje, ja debati mes tyre:

Çili: Ti Mirela pse s’punon? Do të na marrësh më shumë taksa për shkollën tënde?

Mirela Ruko: Henri Çili pse trembesh nga studentët të cilët kanë 5, kur në Universitetin tënd ke pranuar me mijëra studentë të cilët kanë 5?

Çili: Mirela, thuaje hapur, që po ju kërkon shqiptarëve për të siguruar shkollën ty. Ti je një studente e dobët. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2016, ora 23:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori