Helmohen nga ushqimi, dasmorët përfundojnë në spital
Pëlqej
Të paktën 35 dasmorë kanë mbetur të helmuar nga ushqimi në fshatin Qerret të Durrësit ku ër pasojë janë shtruar në Spitalin Infektiv të qytetit.

"Nga analizat e të gjithë pacientëve që janë shtruar këtu, ata kanë qënë në dasëm dhe mendojmë se mund t’i ketë shkaktuar mishi. Nga komunikimet që kemi bërë me Drejtorinë e Shëndetiti public dhe Drejtorinë e Higjenës që kanë shkuar në lokalin ku u bë dasma kemi dyshime se mund të jetë mishi. Një pjesë e mishit ishte i freskët, ndërsa një pjesë tjetër i ngrirë. Megjithatë ende nuk kemi nje rezultat përfundimtar. Gjendja e pacintëve është e mirë, por është shqetësuese se prurjet vazhdojnë", ka thënë mjekja. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori