Pse u lirua Sulejmani? Çifti Konomi dorëzon deklaratë: Jemi miq me Ajasin

Mesditën e sotme ka lënë qelitë e burgur Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili përplasi çiftin Konomi dhe foshnjës e tyre 3 –muajshe në bijat e bardha.

Sulejmani kërkoi masë më të butë sigurie, ndërsa vendimi u dha nga Gjyqtarja Rexhina Mamlika e cila vendosi që të merrte parasysh kërkesën e 39-vjeçarit duke e lënë në arrest shtëpie.

Ajasi dorëzoi gjithashtu gjatë seancës gjyqësore edhe një deklaratë nga çifiti Konomi.

Vilma dhe Arjan Konomi kanë deklaruar në atë shkresë se nuk kanë asnjë pretendim për të ngritur për këtë çështje dhe se janë miq me të akuzuarin.

Çifti për disa javë qëndroi në gjëndje të rënduar shëndetësore, por për fat të mirë ia dolën ta kalojnë, ndërsa foshnja e tyre shpëtoi mrekullisht vetëm me disa gërvishtje./albeu.com