Helmohen 150 persona nga tortat, bllokohet pastiçeria në Peshkopi
150 persona në Peshkopi janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.

Mësohet se 50 prej tyre janë fëmijë dhe 15 nga këta janë shtruar në spital ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar për në banesë.

Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta pastiçeri në qytet, raporton tch.

Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë.

Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat. /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2017, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori