Helmohen 15 punonjëse të rrobaqepsisë në Durrës, njëra është rëndë
Pëlqej
15 punonjëse të një fabrike fasonerie janë asfiksuar në Durrës.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në një nga rrobaqepsitë pranë këtij qyteti, gjatë orarit të punës së punonjëseve.

Deri tani mësohet se gjendja e tyre është kritike ndërsa njëra është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka mbërriturvendngjarje dhe fillimisht thuhet se shkak mund të jetë bërë lëshimi i ndonjë solucioni që mund të jetë bërë shkak për asfiksim të njerëzve që ishin brenda.

"Gjithçka ndodhi në pak minuta, patëm këputje të trupit dhe nuk merrnim dot frymë.", u shpreh njëra prej tyre për mediat.

Grupi hetimor që ka mbërriturvendngjarje po verifikon kushtet e punës në fabrikën fasone.

Më herët është denoncuar shpesh se vajzat dhe gratë e punësuara në fasone punojnë në kushte të mjerueshme dhe me paga shumë të ulëta.

Problemet mund të jenë shkaktuar nga aspirimi jo i mirë dhe lëndët kimike që përdoren në industrinë fasone.

Shtuar më 26/05/2018, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori