Helmohen 11 punonjëse të një fabrike këpucësh në Fushë-Krujë
11 punonjëse janë helmuar në një fabrikë këpucësh në Fushë-Krujë. Pas këtij incidenti policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen kur sipas saj 11 gra që janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 09:00, në Spitalin e qytetit Fushë-Krujë.

Ato kanë pasur komplikacione shëndetësore si marrje mendsh, gjendje të fikëti. Punonjëset kanë deklaruar se gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndier mirë. Ato ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Inspektoratin e Mjedisit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/



Shtuar më 31/05/2017, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori