20 punonjëse të një rrobaqepesie janë helmuar sot në Durrës duke risjellë në vëmendje problematikën dhe mungesën e kushteve minimale të
punës në këtë sektor.
Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar helimin e
punonjësve, ndërsa mësohet se të paktën
njëra prej tyre ishte shtatzënë.
Njëra prej tyre ka shpjeguar për mediat se ajo papritur kishte gjetur një kolegen e saj pa ndjenja, por teksa tentonte t'i jepte ndihmën e parë kishte humbur edhe vetë ndjenjat.
"Një koleges sonë i ra të
fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të
fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e
punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të
fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese"., është shprehur ajo.
Mësohet se
njëra prej
punonjësve është në gjendje më të rënduar krahasuar me të tjerat. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018,
ora 13:42