Helmimi i nxenesve, analizat e mostrave rezultojne negative
Albeu.com
Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se, kanë arritur në Prishtinë rezultatet nga laboratorët në Gjermani, sipas të cilave nuk janë gjetur substanca helmuese nga analizat e nxënësve nga Fushë Kosova që ishin lajmëruar në QKUK.
Mostrat toksikologjike të nxënësve të helmuar ishin dërguar kohë më parë për analiza në Institutin e Forcave Gjermane në Berlin.

Kohë më parë, mbi 130 nxënës të shkollës së mesme ekonomike "Hivzi Sylejmani" dhe shkollës fillore "Selman Riza" nga Fushë Kosova i janë nënshtruar trajtimit mjekësor në QKUK, pas simptomave të helmimit përmes inhalacionit.

Ata kanë pasur simptome të lodhjes, plogështisë, problemeve me frymëmarrje dhe humbjeve të vetëdijes. /rtv21/
Shtuar më 23/10/2009, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori