Torturuan shqiptarin e burgosur, lirohen 4 efektivët grekë

Katër efektivët grekë që torturuan shqiptarin e burgosur në Greqi janë liruar nga burgu. Ndëshkimi i tyre zgjati vetëm dy ditë, pasi ditën e djeshme ata kërkuan falje para hetuesve.

Kujtojmë se katër policët u akuzuan për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj të burgosurit shqiptar, Saimir Zefi.

Shqiptari i dhunuar nga policët grekë është i dënuar për drogë dhe grabitje. Ai trasnsferohej nga Selaniku drejt burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Athinë.

Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar ka dëshmuar se teksa ndodhej në “automjetin burg” ku po transferohej është goditur brutalisht në kokë nga policët, dhe ndonëse ka kërkuar ujë gjatë rrugës nuk i është dhënë.

I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policisë, njoftuan mediat kryesore greke./albeu.com/


Shtuar 15.03.2023 10:42