"Hellbanianz janë shkalla më e ulët", njihuni me mbretërin e mafias shqiptare në Londër
Media britanike prej disa vitesh po ngrejnë shqetësimin dhe rrezikun që i kanoset Mbrëtërisë së Bashkuar nga bandat shqiptarekokainës.

Së fundmi për të disatën herë, gazeta "The Guardian" i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare në Angli dhe mënyrës sesi arriti të marrë nën kontroll tregun e kokainës.

Ky shkrim ndryshe nga të tjerët tregon se bandat nuk janë ata që dalin publikisht, siç është grupi "Hellbanianz", por shumë më tepër se kaq.
Kujtojmë se Hellbanianz janë një grup shqiptarësh që kanë në zotërim Gascoigne në lindje të Londrës.

Ata shpesh herë i kemi parë të ekspozojnë pasurinë dhe luksin ku jetojnë në Instagram por edhe nëpërmjet këngëve që realizojnë.

Por siç shkruan "The Guradian" Hellbanianz i përkasin “tregut me pakicë” të kokainës. Ata janë ‘zbatuesit’ e rrugës së mafias shqiptare, e cila është në rrugën e marrjes së tregut prej 5 miliardë dollar në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli i "The Guardian" shkon akoma më tej ku shkruan se bandat shqiptare kanë një kontroll dhe një struktur të jashtëzakonshme të kontorllit të kokainës në Angli.

Për të kuptuar më mirë këtë duhet të ngjiteni në katin e 12-të blloqeve të pronave në Gascoigne.

Madje duhet të shkojmë përtej Atlantikut, në xhunglat e Amerikës Latine, aty ku nis historia e Mafias Shqiptare, shkruan gazeta britanike.

Shqiptarët ia dolën të bëhen "zot" të rrugës me anë të dhunës por edhe me miqësit që lidhën me mafiat më të rrezikshme në botë.

Gjithçka nisi me një model biznesi që ishte i thjeshtë në koncept, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin.

Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut. Zinxhirët e furnizimit janë mbajtur në shtëpi.

Sipas ekspertëve britanikë shqiptarë merrnin nga kartelët kolumbianë nga 4000 deri në 5500 kilogramë kokainë, ndërsa rivalët e tyre, merrnin nga holandezët shumë më pak. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës dhe shtuan pastërtinë e saj.

Efekti shqiptar ka ndikuar thellësisht në përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës. Droga është më e lira në Britaninë e Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastra që ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar më pak vdekje të regjistruara.

Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të konkurruar, sepse ata kishin një produkt inferior dhe më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ishte të blinin kokainë me burim Mafian Shqiptare. Për të realizuar modelin e tyre, shqiptarëve iu duhen kontrolli i porteve europiane. Për këtë ata nisën bashkëpunimin me Ndrangheta-n, e cila kontrollon tregtinë kontinentale të kokainës në Evropë.

Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se jo vetëm shqiptarët punojnë me 'Ndrangheta, por se ata kanë formuar aleancat më të forta dhe se mafia italiane i konsideron si të barabartë. Dy janë portet më të mëdha që përdoren nga shqiptarët, Rotterdam në Holandë dhe Antëerp në Belgjikë. Në porte janë 240 mijë të punësuar, një grup prej të cilëve punojnë për 'Ndrangheta dhe Mafia Shqiptare. Shqiptarët konsiderohen si të sofistikuar, profesional dhe bëjnë atë që premtojnë, në bazë të kodit shqiptar të besës. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori