Një sasi prej 600 rrënjë
kanabis është asgjesuar orët e fundit nga
Policia e Pukës në pyjet e Vroptinës. Droga u zbulua nga një helikopter i cili po patrullonte prej dy ditësh në qarkun e Shkodrës.
Policia njofton se ka nisur punën për
identifikimin e
personave që kanë mbjellë lëndën narkotike, pasi tokat rezultojnë pa pronarë.
Shtuar më 11/08/2014,
ora 10:09