Helikopteri i FA-së niset për të shpëtuar 8 mësuesit në Theth
Pas thirrjes për ndihmë, një helikopter Cougar i Forcës Ajore është nisur drejt Thethit dhe Shalës për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.

Kërkesa erdhi nga prefekti i Shkodrës, ku pas përpjekjeve për të ndërhyrë nga toka që rezultuan të pamundura, është bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë raportohet se dhejtra fshatra vijojnë të mbeten të izoluara nga bora në |Kukës, Dibër, MAT e Korçë. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori